November 14, 2025
1 min read

Slloveni-Kosovë, ndeshja u besohet gjyqtarëve francezë

Janë caktuar tashmë edhe zyrtarisht gjyqtarët e ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë, e planifikuar për të shtunën mbrëma.

Dardanët do të luajnë në udhëtim te sllovenët në ndeshjen e Grupit B, që pritet të zhvillohet në “Stozice Stadium” me fillim nga ora 20:25.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi me rezultat pozitiv siguron së paku pozitën e dytë e cila i dërgon në ‘play-off’, ndërsa sllovenët me fitore mbajnë gjallë shpresat për ta rrëmbyer vetë atë pozitë.

Shkaku i rëndësisë së madhe të ndeshjes, UEFA ka vendosur që këtë ndeshje t’ia besojë një emri të njohur të futbollit, i cili ka referuar ndeshje si finalja e Ligës së Kampionëve 2022 apo finalja e Ligës së Evropës 2021.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë francezi i njohur Clement Turpin, ndërsa asistentë të tij do të jenë Nicolas Danos dhe Benjamin Pages.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop