Incidenti me armë zjarri i cili ndodhi sonte te Rruga B në Prishtinë, ku i plagosur mbeti zyrtari i IPK-së, Arsim Beqiri nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare.
Kështu ka konfirmuar, Arbër Beka nga IPK.
Ai tha se aktualisht Policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili sipas burimeve të Klan Kosovës, është Agron Dulla.
“IPK ju konfirmon se nê incidentin e raportuar sot rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare. Aktualisht policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Beka.