January 27, 2026
1 min read

Sogojeva: Publikimi i të dhënave të qytetarëve në kanale serbe në “Telegram”, shkelje ligjore 

Krenare Sogojeva nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, në një intervistë në Kiks Kosova, theksoi se publikimi në kanalet serbe në “Telegram” i të dhënave personale të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës, është shkelje ligjore.

Sipas Sogojevës, çdo publikim që bëhet pa miratim të personit, është i paligjshëm.

Te personat publikë, si te zyrtarët policorë, edhe keqpërdorimi i fotografive të tyre është i paligjshëm.

“Inteligjenca Artificiale e mundëson keqpërdorimin e të dhënave të zyrtarëve, prandaj duhet të informojmë se si duhen të ruhen të dhënat e qytetarëve që të mos keqpërdorën nga këta keqbërës”, thekson ajo.

Përfaqësuesja e AIP  thotë që vendosja kamerave ilegale është e lehtë të bëhet nga persona të ndryshëm në veri të vendit, por që duhet të bëhet monitorim i vazhdueshëm.

Sogojeva thekson që janë duke bërë fushata sensibilizuese për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve.

Latest from Blog

Go toTop