February 10, 2026
1 min read

Somalia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Somalia dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim ushtarak, i cili synon forcimin e lidhjeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve.

Marrëveshja u firmos në Riad nga ministri i Mbrojtjes i Somalisë, Ahmed Moallim Fiqi, dhe homologu i tij saudit, princi Khalid bin Salman bin Abdulaziz, raporton Aljazeera.

Autoritetet somaleze bëjnë të ditur se marrëveshja përfshin disa fusha me interes të përbashkët dhe shërben interesat strategjike të të dyja palëve, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ky hap vjen disa javë pasi Mogadishu nënshkroi një marrëveshje të ngjashme mbrojtjeje me Katarin.

Zhvillimi ndodh në një kohë tensionesh të shtuara në Bririn e Afrikës, pas njohjes nga Izraeli të rajonit të Somalilandit, të cilën Somalia e konsideron shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop