Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar në facebook një video ku janë të kombinuara dy deklarime të kryeministrit Albin Kurti për terminalet doganore.
LVV ka shkruar se kur kanë ardhur në pushtet, dhjetë terminale kanë qenë të privatizuara dhe vetëm një në pronësi të shtetit, derisa tani të gjitha janë publike.
“Vetëm një terminal doganor e gjetëm të shtetit, dhjetë privatë. Sot, të gjitha terminalet janë në pronësi publike”, shkruan postimi i LVV-së.