January 13, 2026
1 min read

Specialja pas ankesës së IAP: Pranimi i të dhënave nga Serbia s’do të thotë që do të mbështetemi në to

Gjykata Speciale ka reaguar ndaj Avokatit të Popullit në Kosovës, që përmes një letre të dërguar në adresën e kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, ka ngritur shqetësime, ndër tjerash, për pranimin e disa dokumenteve nga Serbia.

“FAKT: Një vendim për të pranuar prova nga Prokuroria ose Mbrojtja nuk është tregues sa peshë ose besueshmëri do t’u japin gjykatësit atyre, në qoftë se do t’u japin peshë”, shkruan në postimin e Speciales në X.

“Ky vendim merret në kuadër të aktgjykimit në fund të paraqitjes së provave”, shtohet në reagim.

Tutje në reagimin e Dhomave të Specializuara, thuhet se gjatë kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit, trupi gjykues vlerëson secilën provë duke mbajtur parasysh tërësinë e provave të administruara në gjykim.

“Gjatë shqyrtimit nëse janë vërtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bën një vlerësim dhe peshim tërësor duke i marrë provat në tërësi. Rregullorja nuk lejon që verdikti i fajësisë të bazohet vetëm në provat e një dëshmitari që Mbrojtja nuk ka pasur mundësinë ta marrë në pyetje”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

Latest from Blog

Si ju duket Dolce me pamjen e saj të re?

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce ka ndryshuar pamjen. Këtë gjë e ka bërë vetëm përkohësisht, duke vendosur një parukë. “Banore e re”, është shprehur ajo me shaka.
Go toTop