September 23, 2025
1 min read

Spiropali në New York, flet për Kosovën

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka folur për Kosovën gjatë një vizite në New York në organizatën “International Crisis Group”.

Kryediplomatja shqiptare detaje rreth kësaj vizite dha në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

“ Vizitë në organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në New York, e specializuar në politikat e sigurisë ndërkombëtare”.

“Me Presidenten e ICG, Comfort Ero, folëm mbi çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik”.

Latest from Blog

Debutim ëndrrash për 16-vjeçarin Arena

Antonio Arena do ta kujtojë mbrëmjen e 13 janarit 2026 për gjithë jetën. Në moshën 16 vjeç, ai debutoi dhe më pas shënoi golin 2-2 kundër Torinos në Kupën e Italisë, saktësisht
Go toTop