Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personit që u plagos me armë zjarri pasditen e së hënës në rrugën “Dëshmorët e Hereqit”.
Sipas Spitalit, pacienti është pranuar në Shërbimin Emergjent rreth orës 16:25, ku menjëherë i janë kryer ekzaminimet dhe i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
“Pacienti është i shtrirë në spital për trajtim të mëtejmë dhe gjendja e tij aktualisht është stabile”, thuhet në njoftim.
Plagosja është raportuar rreth orës 16:10. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për rastin është arrestuar, ndërsa viktima dhe i dyshuari janë të dy meshkuj të moshës madhore dhe shtetas të Kosovës.
Njësitë policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të rastit.
/Demantim News/