August 7, 2026
1 min read

Spitali i Gjakovës ka bërë të ditur gjendjen e nëntë personave të lënduar në aksidentin e ndodhur në Korenicë

Të lënduarit janë pranuar në emergjencën e spitalit pas përplasjes së dy automjeteve, ku u kryen ekzaminimet dhe trajtimet e nevojshme mjekësore.

Sipas spitalit, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile. Pesë prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm, ndërsa katër janë liruar për në shtëpi pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Latest from Blog

Go toTop