March 14, 2026
1 min read

“Stres post-traumatik”, psikologia flet për gjendjen emocionale të Gjestit 

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim, para gjykatës ka deklaruar se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe ka kërkuar falje për rastin.

Lidhur me këtë, psikologia Atifete Syla ka thënë se ish-banori i Big Brother VIP Kosova mund të ketë përjetuar një gjendje emocionale të rënduar.

Ajo theksoi në emisionin “Weekend”, se kjo mund të lidhet me tragjedinë që i ndodhi vëllait dhe izolimin prej gjashtë muajsh nga spektaklet televizive.

“Ai ka mundësi të vuajë nga stresi posttraumatik për shkak të tragjedisë së vëllait të tij, gjendja emocionale është shumë e rënduar, por kjo aspak nuk e justifikon sjelljen e tij”, tha Syla.

Latest from Blog

Go toTop