February 23, 2026
1 min read

Stuhia e fuqishme dimërore bllokon shkollat dhe transportin në ShBA

Një stuhi e fuqishme dimërore ka detyruar mbylljen e shkollave dhe pezullimin e shërbimeve të transportit në pjesën Veri-Lindore të SHBA-së, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për borë të dendur, erëra të forta dhe udhëtim të rrezikshëm.

New York-u ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka mbyllur të gjitha shkollat publike, ndërsa zyrtarët kërkojnë që banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Kryebashkiaku Zohran Mamdani urdhëroi largimin e automjeteve nga rrugët për të lehtësuar pastrimin e borës dhe punën e ekipeve emergjente.

Guvernatorja e New York, Kathy Hochul, aktivizoi 100 anëtarë të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në zonat më të prekura, ndërsa në Massachusetts dhe New Jersey u shpallën emergjenca rajonale.

Mbi 5,000 fluturime u anuluan për të hënën, ndërsa NJ TRANSIT ndaloi shërbimet e autobusëve dhe trenave.

Edhe shërbimet publike në Rhode Island janë pezulluar derisa moti të përmirësohet.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop