August 17, 2026
1 min read

Sulm kibernetik ndaj “Konsumatorit”: Ueb-faqja zyrtare del jashtë funksionit

Ueb-faqja zyrtare e “Konsumatorit”, konsumatori.rks-gov.net, është bërë cak i një sulmi kibernetik dhe aktualisht nuk është funksionale.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve.

Sipas ministrisë, derisa ueb-faqja të rikthehet dhe të jetë plotësisht funksionale, qytetarët mund t’i paraqesin ankesat dhe kërkesat e tyre përmes kanaleve alternative të komunikimit.

Ankesat mund të dërgohen në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net, ndërsa qytetarët mund të kontaktojnë edhe përmes Viber-it në numrin +383 (0) 46 311-000.

MINT ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët gjatë kësaj periudhe dhe ka bërë të ditur se shërbimet do të vazhdojnë të ofrohen përmes mënyrave alternative të komunikimit.

Ministria ka njoftuar gjithashtu se do të punojë për rikthimin e ueb-faqes dhe funksionalizimin e plotë të saj pas sulmit kibernetik.

Latest from Blog

Go toTop