February 12, 2026
1 min read

Sulm me dron në një xhami në Sudanin qendror, vriten dy fëmijë

Dy fëmijë u vranë dhe 13 persona të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron mbi një xhami në Sudanin qendror, njoftoi Rrjeti i Mjekëve të Sudanit, duke akuzuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë  për kryerjen e sulmit.

Sipas mjekëve, sulmi ndodhi në agim  në Xhaminë Sheikh Ahmed al-Badawi, në shtetin e Kordofanit të Veriut, ndërsa fëmijët po studionin Kuranin. Organizata e cilësoi ngjarjen si shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe krim të pajustifikueshëm ndaj civilëve dhe objekteve fetare.

RSF-ja, një forcë paraushtarake, është në luftë civile me Forcat e Armatosura të Sudanit prej tre vitesh. Grupi i mjekëve pretendon se RSF ka shënjestruar më herët edhe objekte të tjera fetare, përfshirë një kishë në Khartoum dhe një tjetër xhami në el-Fasher.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara raportuan për një rritje të sulmeve me dron ndaj infrastrukturës civile në shtetet e Kordofanit të Jugut, Veriut dhe Perëndimit. Sipas OKB-së, më shumë se 90 civilë janë vrarë dhe 142 të tjerë janë plagosur nga sulme të tilla mes fundit të janarit dhe 6 shkurtit.

Latest from Blog

Go toTop