October 22, 2025
1 min read

Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet, drejtësia ende nuk është vënë në vend, thotë Kurti

Në Londër po mbahet samiti i Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë gjashtë liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, kancelari gjerman, Friedrich Merz si dhe liderë tjerë të shteteve të BE-së.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mbajti një fjalim para të pranishmëve, ku tha se sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet dhe se drejtësia ende nuk është vënë në vend.

“Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Millan Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha Kurti.

Ai kërkoi specifikisht nga Londra që të ndihmojë në anëtarësimin e vendeve të BP-së në BE, por edhe në NATO.

‘’Sot, kur kemi luftë në Evropë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, Londra mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë. Ne kemi qëllime të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta, dhe nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe NATO – këto duhen parë si pika të forta”, theksoi Kurti.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop