September 25, 2025
1 min read

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet burri në Rahovec

Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Rahovec.

Në raport bëhet e ditur se një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij, për të cilin rast është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

‘‘DHUNË NË FAMILJE

Rahovec  24.09.2025 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  për shkak se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar Policia.

Latest from Blog

Go toTop