Sonte zhvillohet përballja e parë gjysmëfinale e Kampionatit Botëror, ku Franca dhe Spanja do të kërkojnë një vend në finalen e madhe të 19 korrikut.
Ky duel pritet të jetë një nga sfidat më të forta të turneut, pasi dy prej kombëtareve më të mira të Evropës përballen mes tyre për një hap larg trofeut.
Franca, kampione e Evropës, ka vendosur të mos bëjë ndryshime në formacionin startues dhe pritet të zbresë në fushë me të njëjtën 11-she që triumfoi në çerekfinalen ndaj Belgjikës.
Nga ana tjetër, Spanja kërkon të vazhdojë formën e mirë në këtë Botëror dhe synon të sigurojë një tjetër paraqitje historike.
Këto janë formacionet zyrtare të dy skuadrave:
Spanja:
