September 23, 2025
1 min read

Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj Listës Serbe

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e subjekti politik: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.37/2025, të datës 17.09.2025.

PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën (ZL.Anr.37/2025), e parashtruar nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, kundër subjektit politik, Lista Serbe, lidhur me pretendimet për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë Fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, që do të mbahen më datë 12 Tetor 2025.

Kolegji i Gjykatës Supreme, pasi e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pathemeltë.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop