October 2, 2025
1 min read

Sveçla takohet me përfaqësuesit e Policisë së Iowa, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, priti sot në takim një delegacion nga policia e i Iowa-s, SHBA.

Në këtë takim sipas njoftimit është disktuar lidhur me  raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.

Po ashtu sipas njoftimit gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe atyre të Ioëa-s, të cilat kanë reflektuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

 Në emër të delegacionit z. Dennis McDaniel – Shef i Departamentit të Policisë së Johnston shprehu gatishmërinë për të forcuar më tej lidhjet dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Policinë e Kosovës.

Latest from Blog

Këto ekipe mund ta kthenin Kloppin në stol

Jürgen Klopp aktualisht shërben si drejtor sportiv global dhe drejtues strategjie për klubet në pronësi të Red Bull. Ai mori përsipër pozicionin pasi u largua nga Liverpool në vitin 2024, kur tha
Go toTop