Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka zbarkuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, për dëshminë historike në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Fjalët e ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë gjatë kohës së luftës së Kosovës, mbajnë një peshë të jashtëzakonshme.
Kjo dëshmi konsiderohet një moment kyç në gjyqin ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.
Ai do të jetë i fundit që do të dëshmojë në të mirë të Thaçit.