December 12, 2025
1 min read

Tahiri bisedon në telefon me Thaçin: E njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka realizuar një bisede telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkroi se me Thaçin ka biseduar rreth protestës së nesërme në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe çlirimtarëve të vendit.

“Gjithmonë emocionuese me bisedu me Presidentin Thaçi. Në bisedën telefonike që pata sot me të, e njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup, sepse kur kërkohet drejtësi, nuk ka kufij. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët, për ata që i dhanë liri këtij vendi dhe dinjitet këtij populli!”, ka shkruar Tahiri.

Latest from Blog

Go toTop