August 25, 2026
1 min read

Tahiri: Po pengohet mandati i 120 deputetëve të zgjedhur nga qytetarët

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar situatën aktuale në Kuvend, duke pretenduar se deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga vota e qytetarëve.

Para mediave, Tahiri tha se mandati parlamentar buron drejtpërdrejt nga vullneti i popullit dhe se, sipas tij, asnjë deputet apo institucion nuk mund ta pengojë ushtrimin e tij.

“Mandati i deputetit buron nga populli dhe askush nuk guxon të na e marrë. 120 deputetëve nuk po u lejohet ushtrimi i mandatit të fituar në zgjedhje”, deklaroi ai.

Tahiri theksoi se të gjithë deputetët kanë të drejta të barabarta në ushtrimin e mandatit dhe se një deputet nuk mund t’ia mohojë këtë të drejtë një kolegu.

Sipas tij, pengimi i ushtrimit të mandatit përbën cenim të parimeve demokratike dhe të të drejtave themelore.

“Deputeti është i barabartë me deputetin tjetër, nuk mund t’ia marrë mandatin. Kjo është shkelje e të drejtës themelore në demokraci dhe shkelje e të drejtave të njeriut”, u shpreh Tahiri.

Latest from Blog

Go toTop