February 25, 2026
1 min read

Takimi Prattipati-Maqedonci, ambasada: Partneriteti në mbrojtje me SHBA’në forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës

Në kuadër të takimeve me anëtarët e kabinetit të ri qeveritar, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në njoftim, ambasada tha se takimi shërbeu për të diskutuar “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“Partneriteti në mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, tha ambasada.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop