March 18, 2026
1 min read

Takohen Mimoza Kusari dhe Përparim Rama

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka takuar sot kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

“Qëllimi ynë i përbashkët mbetet koordinimi sa më efikas i projekteve strategjike dhe zhvillimore.
Një ndër projektet kryesore për të cilin komuna shprehu interesim është krijimi i një Parku Industrial Eco, për të cilin tashmë është hartuar plani i fizibilitetit.

Gjatë diskutimit, theksova se zhvillimi i parqeve industriale të gjelbërta, përmes të cilave jetësohen politikat industriale për zhvillim të qëndrueshëm, mbetet përkushtim dhe angazhim i yni i përditshëm.
Po ashtu, gjatë takimit u nënvizua interesi në rritje i industrisë së filmit për shfrytëzimin potencial të këtij parku si hapësirë për prodhim dhe zhvillim kreativ.

Standardet për parqet industriale të gjelbërta tashmë janë në finalizim e sipër nga MINTI dhe ato përfshijnë krijimin e klastereve industriale, efikasitetin në shfrytëzimin e hapësirave mes bizneseve të industrive të njëjta apo të ngjashme, aplikimin e konceptit të ekonomisë qarkore, si dhe instalimin e pajisjeve për energji të ripërtëritshme, përfshirë panelet solare, bateritë akumuluese dhe pajisje të tjera të sektorit, si pjesë e një roadmap-i të përbashkët për ndërtimin e një parku industrial modern dhe në përputhje të plotë me standardet ekologjike.
Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet kyç për realizimin e projekteve me ndikim afatgjatë dhe për krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe inovacion” shkruan Kusari në njoftim.

Latest from Blog

Go toTop