February 24, 2026
1 min read

Tarifa e re globale e Trump hyn në fuqi me 10%

Tarifat e reja globale të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë hyrë në fuqi me një normë prej 10%, pasi Gjykata e Lartë bllokoi shumë nga taksat e tij gjithëpërfshirëse të importit të premten.

Vetëm disa orë pas vendimit të javës së kaluar, presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur taksën e re që nga 24 shkurti.

Ndërsa më vonë, ai kërcënoi se do ta rriste tarifën në 15%, por ende nuk ka lëshuar një direktivë zyrtare për të rritur normën, raporton BBC.

Administrata po e zbaton taksën sipas Seksionit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974 , i cili i lejon presidentit ta vendosë tarifën për 150 ditë pa miratimin e Kongresit.

Latest from Blog

Go toTop