January 16, 2026
1 min read

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë nuk e pranojnë fajin

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë deklaruar sërish për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023.

Siç raportohet, Spasojeviq dhe Toliq nuk kanë folur për fajësinë, teksa Maksimoviq është deklaruar i pafajshëm për akuzën që i ngarkohet.

Megjithatë, sipas Tërshanit, për të tre gjykata ka konsideruar që nuk e kanë pranuar fajin.

Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Latest from Blog

Shqipëria goditet nga një tërmet 3.9 ballësh

Rajoni i Shqipërisë është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 3.9 ballësh. Bazuar në të dhënat e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra në juglindje të Elbasanit, ose
Go toTop