August 10, 2026
1 min read

Të shtëna me armë në ahengje, sekuestrohen armë e municion në rajonin e Pejës

Tre raste të përdorimit të armëve janë evidentuar gjatë fundjavës në Deçan, Istog dhe Junik, ku Policia ka sekuestruar tri armë zjarri, karikatorë dhe municion.

Në të tri rastet, të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Policia ka apeluar te qytetarët që gjatë ahengjeve dhe festimeve të mos përdorin armë, duke paralajmëruar masa ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Latest from Blog

Go toTop