Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë Parlamentit të Serbisë, ku një person është qëlluar dhe për pasojë është djegur një tendë para Kuvendit.
70 vjeçari Vladan A. është arrestuar sot, nën dyshimin se ka qëlluar dhe plagosur 54 vjeçarin Milani B.
Media serbe ‘Kurir’ flet mbi dyshimet se i arrestuari, Vladan A. tutje ka hedhur një grusht plumbash pas aktit.
Milan B. është plagosur në kofshë dhe nuk është në rrezik për jetën.
Prokurori i Prokurorisë së Lartë të Beogradit ka dalë në vendngjarje për të bërë hetimin.
Zona përpara Kuvendit është rrethuar me shirit policor, dhe është në proces shuarja e zjarrit që shpërtheu pas të shtënave në një prej çadrave përpara Parlamentit atje.