July 16, 2026
1 min read

Të shtëna në Miradi të Epërme, Policia vazhdon hetimet në terren

Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, pas të shtënave me armë zjarri.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas informacioneve të fundit, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Sipas raportimeve, personat e përfshirë në këtë rast janë familjarë mes vete. Policia e Kosovës po vazhdon hetimet në vendngjarje, ndërsa i dyshuari ende nuk është kapur.

Latest from Blog

Go toTop