by
June 18, 2026
1 min read

Të shtënat në Prishtinë: Çka dihet për të dyshuarin e tentim vrasjes?

Nderim Beqiraj dyshohet se është personi që shtiu me ‘kallash’ në drejtim të Shkëlqim Kastratit mbrëmjen e së martës në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj përmes emisionit “Kosova Today”.

Sipas gazetares, sherri mes viktimës, i cili tashmë sipas policisë është edhe i dyshuar, si dhe Nderim Beqiraj nisi pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme.

Zogaj ndër të tjera tregon se çfarë tha nëna e Shkëlqim Kastratit për të birin.

“Ajo tha se nuk ishte në dijeni se djali i saj kishte konflikt me dikë tjetër, megjithatë ishte në dijeni për dosjet e kaluara”, u shpreh gazetarja.

Shkëlqim Kastrati, sipas gazetares, ishte i kërkuar për katër vjet nga autoritetet gjermane për plagosjen e një roje në një klub nate.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Latest from Blog

Go toTop