Bashkë me sosjen e afatit për qeverinë e re, zërat për zgjedhje të reja po rriten.
Por edhe nëse më 26 tetor dështon krijimi i ekzekutivit të ri, deputetët e legjislaturës së nëntë megjithatë do të duhej ta kryenin edhe një detyrë para caktimit të datës së votimeve.
Ata duhet me patjetër ta miratojnë ndarjen buxhetore për vitin 2026.
Në të kundërtën, shteti rrezikon kolapsin ekonomik, pasi kuleta momentale mund të çojë veç deri në pranverë si rezervë.