E premtja e kësaj nate rikthen edhe një herë emocionet e forta në ekranin tuaj, me një prime të zjarrtë në “Big Brother Kosova 4”.
Debatet e ashpra mes Albes, Dolces dhe Shkurtës pritet të jenë në qendër të vëmendjes, duke ndezur diskutime dhe përplasje të forta mes banorëve.
Tensionet e akumuluara gjatë ditëve të fundit do të shpërthejnë sonte, pa përjashtuar edhe mundësinë e një surprize të papritur për njërin nga banorët.
Po ashtu, mbrëmja do të sjellë edhe një tjetër eliminim, por kush do jetë ai ose ajo.
Mos e humbisni sonte nga ora 21:00.