Situata pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Në protestë janë mbledhur studentë, pedagogë dhe të rinj, të cilët kanë dalë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Gjatë tubimit, situata është përshkallëzuar, ndërsa efektivët e policisë kanë përdorur mjete për shpërndarjen e protestuesve, përfshirë autobotët me ujë dhe gazin lotsjellës.
Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me zhvillimet e protestës dhe pasojat e ndërhyrjes policore.