Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Arllat të Drenasit, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë një person me thikë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, kur policia mori informacion se një person ishte lënduar me mjet të mprehtë.
Viktima, R.B., është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentative”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.