by
June 12, 2026
1 min read

Tentoi të grabiste bankën me një armë lodër në Tiranë, policia arreston 23-vjeçarin

Policia e Shqipërisë ka publikuar pamjet e një ngjarjeje të ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një i ri ka tentuar të kryejë një grabitje në një bankë.

Sipas njoftimit të policisë, 23 vjeç është arrestuar, ndërsa dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka tentuar të marrë një shumë parash nën kërcënimin e një arme e cila më vonë është mësuar se ishte lodër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për tentativën e grabitjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë organizuar operacionin dhe kanë ndërhyrë në kohë rekord për neutralizimin e situatës.

Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Go toTop