Një shtetas serb është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, nën dyshimin se ka tentuar t’u ofrojë ryshfet zyrtarëve policorë.
Rasti është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Veri, e cila ka ndërmarrë veprimet pas pranimit të informatës.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar përkohësisht një bankënotë, që dyshohet se ishte destinuar për t’u dhënë si ryshfet.
I dyshuari dhe dy dëshmitarë janë intervistuar me udhëzim të prokurorit, ndërsa më pas i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.