Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se tentoi t’u jepte policëve 50 euro ryshfet, në mënyrë që t’i shmangte një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 në rrugën “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit, i dyshuari nxori një kartëmonedhë prej 50 eurosh dhe tentoi t’ua dorëzonte zyrtarëve.
Edhe pasi u paralajmërua se po kryente veprim të kundërligjshëm, ai dyshohet se insistoi me dhënien e parave, duke bërë që policia ta arrestonte.
50 eurot janë sekuestruar si provë, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.