September 25, 2025
1 min read

Tetore Olloni zgjidhet Kryesuese e Bordit Drejtues të SHSKUK-së

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka zgjedhur Dr. Tetore Ollonin si Kryesuese të re të këtij bordi.

Sipas njoftimit në Facebook, vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur më 25 shtator 2025, ku Olloni u votua me pesë vota për, në përputhje me dispozitat ligjore dhe parimin e rotacionit.

Dr. Olloni, e cila përfaqëson Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës, falënderoi anëtarët e bordit për besimin e dhënë dhe u zotua për angazhim maksimal në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore që ofron SHSKUK.

“Bordi Drejtues i SHSKUK-së është në këtë përbërje: Dr. Tetore Olloni – Kryesuese, Dr. Dren Boshnjaku – Anëtar, Dr. Rrezarta Bajrami – Anëtare, Dr. Ismet Ramadani – Anëtar, Dr. Vjollca Kadolli- Anëtare, Dr. Besa Balidemaj- Anëtare”, shkruhet në komunikatë.

Latest from Blog

Gratë nervozohen më shpejt se burrat

Ndryshimet në mënyrën se si gratë dhe burrat reagojnë ndaj stresit janë të shumta, dhe ato kanë bazë në aspekte biologjike, psikologjike dhe sociale. Një nga faktorët kryesorë është estrogjeni, hormon që
Go toTop