February 18, 2026
1 min read

Thaçi i thotë fjalët e fundit: I vetmi njeri që po bënte plane morpide ishte Millosheviqi

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues. Ai ka deklaruar se  vetëm një e vërtetë, se është plotësisht i pafajshëm.

“Për gati tri vite në këtë sallë gjyqi ju keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes, ju i keni parë faktet. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, tha Thaçi.

Ai po ashtu tha se i vetmi person që po bën plane për gjenocid, ishte Sllobodan Millosheviqi.

“Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi. Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush”, tha ai.

Latest from Blog

Go toTop