March 9, 2026
1 min read

Theret me thikë një burrë në Drenas, arrestohet i dyshuari

Një person raportohet se është therur me thikë të dielën e 8 marsit në Drenas.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë/thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK , ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop