November 5, 2025
1 min read

Therja e zyrtarit evropian në Gjakovë,Zyra e BE-së: Jemi të shokuar

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është deklaruar rreth rastit të therjes me thikë të një zyrtari të saj në Gjakovë.

Zëdhënësi i kësaj zyre, Nikola Gaon tha se janë tronditur nga ky lajm.

“Jemi të tronditur nga ky lajm dhe i urojmë stafit të përfshirë shërim të shpejtë dhe të plotë”.

Në përgjigjen e tij mes tjerash thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Një hetim është duke u zhvilluar dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Meqenëse ky është një hetim aktiv, nuk jemi në gjendje të japim detaje të mëtejshme në këtë kohë”.

Nga ana tjetër, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka bërë të ditur se shtetasi i huaj i therur në Gjakovë është në gjendje stabile.

Syla tha se ai është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtejshëm.

“Pacienti është në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendrën Emergjente. Është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai.

Latest from Blog

Go toTop