March 10, 2026
1 min read

Therja me thikë në Kaçanik, arrestohen edhe dy persona

Në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin e ndodhur më 09.03.2026 në Kaçanik, hetuesit policorë kanë realizuar veprime intensive hetimore, me ç’rast janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Të dyshuarit janë: H.K. (24 vjeç) dhe E.K. (17 vjeç).

Pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari H.K. është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq, i dyshuari i mitur E.K. është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale: “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Kanosja”.

I lënduari SH.K  (21 vjeç), pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, është jashtë rrezikut për jetën.

Latest from Blog

Theret me thikë një nxënëse në Pejë

Një nxënëse është therur me thikë para pak çastesh në Pejë. Burimet e IndeksOnline kanë thënë se rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë. Viktima është nisur me urgjencë drejt
Go toTop