February 6, 2026
1 min read

Totti drejt rikthimit në Romë? Kushti i kapitenit për 100-vjetorin e klubit

Francesco Totti mund t’i rikthehet Romës me rastin e 100-vjetorit të klubit, por vetëm nëse i ofrohet një rol real operativ, i lidhur drejtpërdrejt me përzgjedhjen e lojtarëve. Kapiteni legjendar nuk dëshiron të qëndrojë në klub vetëm si figurë ceremoniale.

Totti dhe Paolo Maldini, megjithëse në fushë mbanin role krejt të ndryshme, përfaqësuan për dekada futbollin italian dhe klubet e tyre. Pas përfundimit të karrierës, të dy patën përvoja të vështira në menaxhim, që nuk përfunduan me sukses. Por për Tottin mund të hapet një kapitull i ri me Giallorossi.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Romës dëshirojnë ta rikthejnë në klub. Edhe vetë Totti thuhet se nuk e ka mbyllur derën.

Ndryshimi kryesor lidhet me njerëzit me të cilët do të punonte: në periudhën e tij të fundit si drejtues, president ishte James Pallotta; sot në krye janë Dan dhe Ryan Friedkin, ndërsa pranë tij do të ishte edhe një figurë simbolike e romanizmit si Claudio Ranieri.

Latest from Blog

Go toTop