December 1, 2025
1 min read

Trafiku Urban vazhdon grevën deri në shlyerjen totale të borxheve

Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, ka bërë të ditur se protesta e transportuesve publikë dhe privatë do të vazhdojë edhe sot me fillim nga ora 10:00.

Në emisionin “Fol me Arin”, Gashi tha se tani po pritet alokimi i mjeteve financiare, pas vendimit të Kuvendit Komunal për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2024 në vitin 2025.

Po ashtu, ai iu kërkoi falje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që shfrytëzojnë shërbimet e tyre.

“Fillimisht detyrohem të iu kërkoj falje pasagjerëve të Prishtinës të cilët i shfrytëzojnë shërbimet tona. Është bërë një javë që kemi hyrë në protestë për shkaqe tona, dhe jo për shkak të pasagjerëve”.

“Protesta fillon nga ora 10:00, pra vazhdon edhe sot. Presim alokimin e mjeteve për vendimin që e kanë marrë Kuvendi Komunal, për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2024 në vitin 2025”, tha Gashi.

Pos tjerash, Gashi tha se borxhi i komunës ndaj Trafikut Urban është afro 2 milionë euro.

“Borxhi i komunës ndaj neve është 1 milion e 800 mijë euro”, tha ai.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop