April 15, 2026
1 min read

Trafikuan 7.5 ton kokainë në Evropë, këta janë tre shqiptarët e arrestuar

Të mërkurën, SPAK-u ka arrestuar tre shqiptarë që dyshohet se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat në Shqipëri kanë publikuar edhe emrat e tre të prangosurve për shitblerje të kokainës për në vendet evropiane.

Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola janë tre personat e arrestuar, derisa edhe tetë të tjerë mbesin në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Ata akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Përmes një njoftimi, SPAK-u ka bërë të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 12 milionë euro pasuri të ndryshme.

Sipas njoftimit, ky grup kriminal ka trafikuar në disa episode rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë. 

Latest from Blog

LDK hap dyert: A po vjen rikthimi i Vjosa Osmanit?

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur

Suspendohen një rreshter dhe toger i policisë

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, të cilat dyshohen për kryerje të veprave penale gjatë
Go toTop