October 14, 2025
1 min read

Tragjedia në Fushë-Arrëz: Kujtohen 15 maturantët malishevas që u shuan në aksident 

Të martën u lanë mbrapa dy dekada nga aksidenti i maturantëve nga Malisheva.

Në 21-vjetorin e asaj që ndodhi në Fushë-Arrëz të Shqipërisë teksa po ktheheshin nga ekskursioni në Kosovë, u mblodhën familjarë e qytetarë në vendin ku prehen 15 të rinjtë.

Pasi u identifikuan trupat e viktimave, më 15 tetor u përcollën nga Ushtria Shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK i dërgoi në gjimnazin që atë kohë quhej ‘’Avdyl Frashëri’’.

Varrimi i tyre u bë më 16 tetor në vendin që quhet “Lëndina e Lotëve”.

Por bosh mbetën bankat ku ata uleshin e mësimi më nuk ishte i njëjtë.

Nga kjo tragjedi, 34 persona mbetën të lënduar, disa nga të cilët u shëruan jashtë vendit.

Në një-vjetorin e ngjarjes, Qeveria shqiptare pati ngritur një obelisk përkujtimor në Fushë-Arrëz, ndërsa një vit pas filloi ndërtimi i kompleksit memorial nga Qeveria e Kosovës.

youtube.com/watch?v=UzwGPwPzi8k&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop