Tre mërgimtarët nga Kosova që humbën jetën në një aksident tragjik në Gjermani do të varrosen sot.
Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu do të përcillen për në banesën e fundit në një ceremoni mortore që do të mbahet në orën 17:00, në lagjen Nuhaj të fshatit Komogllavë të Ferizajt.
Të rinjtë humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë, teksa po udhëtonin nga Kosova drejt Gjermanisë, vendi ku jetonin dhe punonin.
Sot, familjarë, miq dhe të afërm do të mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit tre të rinjve, vdekja e të cilëve ka lënë pas dhimbje të madhe te familjet dhe komuniteti.