Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka paralajmëruar largimin nga drejtimi i kombëtares në fund të këtij viti, vetëm një ditë pas humbjes 1:0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.
Scaloni bëri të ditur se do të vazhdojë detyrën deri në muajin dhjetor, ndërsa më pas pritet t’i japë fund aventurës së tij në stolin e “albicelestëve”.
“Do të vazhdoj deri në dhjetor si trajner i Argjentinës, pastaj me shumë gjasa do të largohem. Kam nevojë të rikuperohem dhe të ndalem”, është shprehur ai.
Tekniku argjentinas theksoi se krenaria më e madhe mbetet lidhja e krijuar mes kombëtares dhe tifozëve.
Lionel Scaloni mori drejtimin e Argjentinës në vitin 2018, duke e udhëhequr skuadrën drejt triumfit në Kupën e Botës 2022 dhe fitimit të dy trofeve të Copa America-s, raporton /Demantim News/.