March 12, 2026
1 min read

Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e përshtatshme për sigurinë e tyre

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se ekipi iranian i futbollit mund të marrë pjesë në Kupën e Botës të këtij viti, por shton se nuk beson se është e përshtatshme që ata ta bëjnë një gjë të tillë.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump thotë se kjo është për jetën dhe sigurinë e tyre.

Irani është planifikuar të luajë tre ndeshje në fazën e grupeve në turneun, i cili zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë dhe fillon më 11 qershor.

Ministri i Sportit dhe Rinisë në Iran, Ahmad Donyamali, e vuri në dyshim pjesëmarrjen e ekipit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Duke pasur parasysh që kjo qeveri e korruptuar ka vrarë udhëheqësin tonë, në asnjë rrethanë nuk kemi kushtet e duhura për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Djemtë tanë nuk janë të sigurt dhe kushtet për pjesëmarrje nuk ekzistojnë”, ka thënë ai.

Por, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mik i ngushtë i Trumpit, gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se kishte folur me presidentin, i cili tha se i kishte thënë se Irani ishte “i mirëpritur” të merrte pjesë në turne.

Latest from Blog

Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë filluar një “valë të gjerë sulmesh” kundër infrastrukturës që i përket grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani në Libanin jugor. Ajo thotë se sulmet
Go toTop