March 17, 2026
1 min read

Trump pas dorëheqjes së drejtorit të antiterrorizmit: Mirë ka bërë që u largua, Irani është kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur në lidhje me dorëheqjen e Joe Kent, drejtorit të antiterrorizmit kombëtar, i cili tha se nuk mund të qëndronte në detyrë sepse nuk mund ta mbështeste konfliktin në Iran.

Në kundërpërgjigjen e tij, Trump tha se Kent ka vepruar mirë meqë është larguar, sepse nuk qëndron ajo që ka deklaruar se Irani nuk përbën kërcënim, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

 “Nuk e njihja mirë… Por kur lexova deklaratën e tij, kuptova se është mirë që është larguar, sepse tha se Irani nuk përbënte kërcënim. Irani ishte një kërcënim, çdo vend e kuptoi se çfarë kërcënimi ishte Irani.” – tha Trump.

Latest from Blog

Go toTop