Presidenti i ShBA-së Donald Trump tha se Irani do të “goditet shumë rëndë” të shtunën.
Ai shkroi në një postim në Truth Social, se po shqyrton zgjerimin e zonave dhe grupeve të njerëzve që do të jenë në shënjestër, pa dhënë detaje.
“Sot Irani do të goditet shumë rëndë! Nën shqyrtim serioz për shkatërrim të plotë dhe vdekje të sigurt, për shkak të sjelljes së keqe të Iranit, janë zona dhe grupe njerëzish që nuk ishin konsideruar për shënjestër deri në këtë moment”, tha Trump.